Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar në Fushë Kosovë një person pasi që i njëjti ka kanosur me armë një person tjetër.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Voltra me një karikator të zbrazët.
Në njoftimin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një lokal ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Ashkali. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Voltra me një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.