Kaos dhe dhunë në Katalonia, shkon në 337 numri i të lënduarve (Video)

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 16:17 | Nga

Sot në Kataluni po mbahet  një referendum për shpalljen e pavarësisë.

Ky referendum është duke u mbajtur pa pëlqimin e qeverisë në Madrid, dhe si pasojë forcat policore kanë hyrë më dhunë që ta ndalojnë procesin e votimit.

Zëdhënësi i qeverisë së Katalonisë thotë se deri më tani 337 persona janë plagosur nga goditjet e policisë spanjolle.

Kreu katalonez Karlos Pucdemon dënoi sot “dhunën e pajustifikuar” nga policia spanjolle në Barcelonë kundër qytetarëve që donin të votonin në një referendum mbi pavarësinë e asaj rajoni autonom të Spanjës, transmeton gazetametro.net

Pucdemon tha se “brutaliteti i policisë do të mbetet përgjithmonë një turp për shtetin spanjoll”.

Qeveria rajonale katalane ka njoftuar se një faqe është krijuar me ndihmën e platformës së blogut Wordpres, që lejon qytetarët të votojnë në një referendum deri në mesnatë, sipas gazetës spanjolle “El Mundo”.   Në këtë pikë, formularët në këtë faqe nuk mund të plotësohen, fletushka spanjolle është përkthyer.

Të ngjashme