Kaos në aeroportin e Londrës

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 12:18 | Nga

Udhëtarët e “British Airways” po përballen me ditën e tretë të kaosit per shkak të ndalimit të fluturimeve, në aeroportin “Heathrow”, në Londër.

Të gjitha fluturimet janë anuluar ndërkohë që linja ajrore po punon për zgjidhjen problemeve të sistemit kompjuterik në mbarë botën.

Kompania britanike ka deklaruar se synon të operojë një orar të plotë pas zgjidhjes se problemit.

Deri tani, aeroporti i “Heathrow” ka anuluar 13 fluturime të shkurtra, raporton “BBC”.

Anulimet dhe vonesat prekën mijëra pasagjerë në aeroportet e “Heathrow” dhe “Gateick”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme