Policia ka përdorur gazlotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në lagjen “Pejton” të Prishtinës për blerje të biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve.
Mbyllja e pikës së shitjes së biletave shkaktoi pakënaqësi te qytetarët, ndërsa policia u tha se i kanë dy mundësi “të largohen vetë, ose do të largohen me forcë”, transmeton Koha.net
Ngjashëm ka ndodhur edhe në pika të tjera. Në Ferizaj, policia ka ndërhyrë po ashtu për të larguar qytetarët nga pika e shitjes.