Gjatë natës së mbrëmshme oficerët doganorë dhe ata policorë kanë parandaluar futjen e 2 kilogramë të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.
Dy shtetas të Kosovës me automjet me targa të Kosovës gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor.
Gjatë kontrollit në vijën e parë, oficerët doganorë kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të automjetit.
“Automjeti dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm i automjetit në vijën e dytë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te EXBS ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet në motorin e automjetit”, thuhet në njoftimin e Doganë.
Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike (2 kg) i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.