Kapen 20 të rinj në Elbasan, dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkolla

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Mbi 20 persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të megaoperacioni antidrogë që është zhvilluar gjatë natës në të gjithë vendin.

Siç raportohet, të arrestuarit janë kryesisht të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit.

Rasti është hetuar qe disa muaj nga Policia dhe Prokuroria, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në automjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës, por edhe të Maliqit.

Të ngjashme