Policia e Suharekës gjatë një bastisjeje të kryer në një shtëpi dhe objektet për rreth saj në fshatin Dragaqinë të Suharekës ka kapur tre armë .
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë e cila ishte gjetur në veturën e një personi.
I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë, transmeton Klan Kosova.