Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 1000 litra vaj të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.
Në autostradë e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D, ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit.
Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.