Departamenti i Doganave në Maltë ka raportuar se të shtunën sekuestroi 144 kg kokainë, ku një pjesë e konsiderueshme e saj do të futej në Shqipëri.
Lënda narkotike ishte fshehur në kontenierë dhe u zbulua në port nga doganierët në “Malta Freeport”.
Zbulimi është arritja e katërt e madhe për departamentin pas bllokimit të kokainës të së dielës më 7 prill, ku u zbulua 91.2 kg kokainë, ndërsa më 9 prill u sekuestrua 24 kg dhe të shtunën e 14 prillit u zbulua një tjetër sasi prej 91.25 kg kokainë.
Në orët e hershme të së shtunës, Njësia e Monitorimit të Kontejnerit të Doganave zgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë. Si pasojë e kësaj, autoritetet bënë një kërkim fizik, ku gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës së fshehur në për kontejnerë.
Në dy kontenierët e parë, të cilët po vinin nga Amerika e Jugut drejt Maltës, kishin si destinacion përfundimtar portin e Durrësit, Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë, me peshë 48 kg, me një vlerë prej 5.4 milionë Euro.
Në kontenierin e tretë autoritetet doganore gjetën 80 pako kokainë, me peshë 96 kg dhe një vlerë prej 10.8 milion Euro. Ky kontenier vinte në Maltë nga Amerika e Jugut, dhe kishte si destiancion portin e Barit e më pas Malin e Zi.
Operacioni dymbëdhjetë orësh ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët midis punonjësve të Departamentit të Doganave, Policisë dhe Malta Freeport. Departamenti i Doganave dëshiron të falënderojë edhe anëtarët e Forcave të Armatosura të Maltës për ndihmën e tyre.