71 kavanoza me mjaltë janë gjetur dhe konfiskuar në Zubin Potok nga ana e Policisë së Kosovës.
Me urdhër te prokurorit vetura me targa të huaja, dhe malli i padeklaruar janë dërguar në terminalin doganor.
“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë. Me urdhër te prokurorit vetura dhe malli dërgohen në terminalin doganor”, thuhet në raportin e policisë.