Një person i arratisur që nga 23 maji të këtij vitit nga Burgu i Smrekonicës është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
“Njësia policore ka arritur të arrestojë një mashkull K/Shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës”, njofton Policia në raportin e saj ditor.
Me urdhër të gjykatës i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.