Kapet i dyshuari për vrasjen e dy shqiptarëve në Bazel

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 13:33 | Nga

Prokuroria Publike e Bazelit njofton se ende është duke u zhvilluar ndjekje për kapjen e personit të dytë të dyshuar, për të cilin po ashtu ka të dhëna se është shtetas shqiptar.

Është kapur njëri nga personat e dyshuar për vrasjen e dy shqiptarëve që ka ndodhur në fillim të marsit në Bazel. Siç bëjnë të ditur mediat zvicerane duke iu referuar burimeve policore, i dyshuari është 41 vjeçar po ashtu me shtetësi të Shqipërisë.

Gjykata e Apelit ka urdhëruar paraburgim prej tre muajsh për hetime të tij.

Prokuroria Publike e Bazelit njofton se ende është duke u zhvilluar ndjekje për kapjen e personit të dytë të dyshuar, për të cilin po ashtu ka të dhëna se është shtetas shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Komisioni special i Policisë së Bazelit ka marrë në pyetje një numër të madh njerëzish lidhur me rastin deh ka siguruar e vlerësuar gjurmët. Sipas saj ende nuk mund të përfundohet me siguri nëse motiv i vrasjeve ka qenë droga ose jo.

Më 9 mars, rreth orës 20.15 në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit, përcjell albinfo.ch. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rrjedha e ngjarjes, sipas prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë. Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar. Lokali është frekuentuar më shumë nga shqiptarët.

Personi i plagosur rëndë, pasi që është lëshuar nga spitali, është kthyer në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme