Një burrë dhe një grua, të dy shqiptarë, u arrestuan nga policia holandeze. Ata po ndiqeshin për trafik droge. Në banesën e tyre policia gjeti 1.3 milionë euro “cash” dhe 13 kilogramë kokainë.
Në shtëpi, çifti mbante edhe armë. Mediat holandeze shkruajnë se bëhet fjalë për një burrë 36 vjeç dhe një vajzë 22 vjeç.
Ata janë përpjekur të largohen kur policia ka trokitur në derën e tyre, duke përdorur një derë të pasme, por janë prangosur, pasi policia kishte rrethuar gjithë banesën.
Shqiptarët do të akuzohen jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash.