Prishtine 10 dhjetor 2018, – oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:
1.Coca cola 1072 litra
2.Fanta 160 litra
3.Shweppes 60 litra
Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundime procedurës kundërvajtës. Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.