Kapet tekstil i kontrabanduar (Foto)

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 16:47 | Nga

Njësit e Doganës së Kosovës në mbrëmje gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin dhe konfiskojnë një automjet i cili ishte në posedim të mallrave të kontrabanduara.

Njësit e Doganës gjatë orëve të vona të natës kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit i cili është ndaluar për një kontroll ku edhe brenda tij janë gjetur mallra të kontrabanduara, me vlerë afër 7000 mijë euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@doga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme