Kapet tekstil i kontrabanduar në vlerë 60 mijë € (Foto)

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 16:52 | Nga

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat ishin të kontrabanduara.

Vlera e mallrave të kontrabanduar është mbi 60 000 euro.

Njësitë e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti, por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç‘rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes.

“Njësitë e Doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti, por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur. Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të  identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Automjeti dhe mallrat me vlerë mbi 60 000 mijë euro janë konfiskuar.

Qytetarët nëse hasin në raste kontrabandimi mund të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës.

IMG_5361

IMG_5360

unnamed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme