Në Aeroportin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk për veprën penale falsifikim të dokumentit.
“Aeroporti Adem Jashari 29.10.2019 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk, pasi i njëjti në shkuarje ka prezantuar letërnjoftimin bullgar të falsifikuar (në emër të një personit tjetër)”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa, dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.