Kapiteni i ekipit futbollistik të Serbisë, Aleksandar Kolarov, ka komentuar festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët i dhanë fitoren Zvicrës me golat e tyre.
Ai ka ofenduar dyshen shqiptare, duke e quajtur festimin e golave të tyre si primitiv, transmeton Koha.net.
Xhaka e Shaqiri, që shënuar dy gola të bukur në fitoren prej 1 me 2, festuan duke bërë shqiponjat.
“Na jemi serbë, jemi mbi këtë nivel primitiv. Jemi 10 vjet para tyre që festojnë në këtë menyrë”, ka thënë Kolarov.