Me kapitullin 23 që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtën fundamentale në shtator të vitit 2018, edhe zyrtarisht filloi procesi i skriningut të Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE), shkruan gazeta KOHA.
Në këtë pjesë janë të përfshira reformat në gjyqësor, prokurorin publike, mënyra e menaxhimit me lëndët, përgjegjësi e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publik etj.
Skriningu do të zgjatë shumë dhe me të 160 mijë faqe të ligjeve dhe rregulloreve evropiane duhet të barten në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Por, faza e fundit e skriningut po zhvillohet së bashku me Shqipërinë, pasi që të dyja vendet kanë marrë ftesë të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve në muajin qershor të vitit të kaluar. Ndërsa më pas kaluan në fazën e dytë, gjegjësisht në skriningun bilateral. (Koha.mk)