Të shtunën në mesnatë një burrë nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ka njoftuar Policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Si pasoje e zjarrit është djegur objekti-stalla, dy shtazë shtëpiake, një traktor, një veturë si dhe një sasi ushqimi për bagëtinë.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.