Refuzimi për t’u vetizoluar, nga sot, është vepër e paligjshme në Angli dhe mund të dënohet me gjobë deri në 10,000 euro.
Kushdo që del pozitiv me Coronavirus ose i është thënë se ka qenë në kontakt me dikë që ka dalë pozitiv, tani e ka detyrim ligjor për t’u futur në karantinë.
Me vendimin e Qeverisë britanike, personat që nuk e zbatojnë udhëzimin për vetizolim, do të ndëshkohen me gjobë që nis nga 1,000 euro dhe që mund të rritet në 10,000 për shkelje të përsëritura ose shkelje serioze.
Policia mund të kontrollojë nëse njerëzit veprojnë sipas rregullave “bazuar në inteligjencën lokale”, tha qeveria.