Kaq raste aktive me Covid-19 janë momentalisht në Kosovë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online


Instituti i Shëndetit Publik gjatë ditës së sotme ka paraqitur të dhënat lidhur me gjendjen e pandemisë në vend, shkruan Ekonomia Online.

Sipas të dhënave nga ky institut bëhet e ditur se tani për momentin janë gjithsej në total 315 raste aktive me Covid19.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës”.

“Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.
Në total numri i rasteve aktive është 315″, thuhet në njoftim.

Të ngjashme