Kaq u dënua burri që vrau dy motrat

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Një burrë britanik që vrau dy motra në një park në Londër si pjesë e një marrëveshjeje, ku ai besonte se kishte përdorur me fuqitë demonike për të vrarë gra çdo gjashtë muaj në këmbim të fitimit të lotarisë në të ardhmen, është dënuar me të paktën 35 vjet burg.

Ntanial Hussein, 19 vjeç, vrau me thikë 46-vjeçaren, Biba Henry, dhe 27-vjeçaren, Nicole Smolman në një sulm të dhunshëm, në një park në veriperëndim të Londrës, në qershor të vitit të kaluar, teksa 2 gratë ishin duke festuar ditëlindjen e 46-vjeçares.

Huseini kreu vrasjet për të përmbushur pjesën e tij të një “kontrate” me demonin “Mighty King Lucifuge Rofocale”, të cilin ai e kishte nënshkruar duke përdorur gjakun e tij, duke u zotuar të “bëjë të paktën gjashtë sakrifica çdo gjashtë muaj.”

Të ngjashme