Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur që të sigurojë ndonjë mandat në legjislaturën e re, pasi që ky subjekt nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Ky subjekt, që nuk do të ketë asnjë përfaqësues në këtë legjislaturë si kandidat më të votuar e ka pasur liderin, Fatmir Limajn. Limaj ka marrë 17 mijë vota.
Numri dy në listën e Nismës, Avdyl Krasniqi ndërkaq ka marrë 2 mijë e 846 vota.