Ekonomia Online
FUNDIT

“Karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022”

“Karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022”

Sipas një studimi të publuar së fundmi në revistën “Science” nga shkolla e Shëndetit Publik T.H.Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022, së bashku me masat e distancimit social. Pa ilaçet e duhura dhe vaksinën, me heqjen e masave shtrënguese, Covid-19 do të rikthehet periodikisht deri në […]

Sipas një studimi të publuar së fundmi në revistën “Science” nga shkolla e Shëndetit Publik T.H.Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022, së bashku me masat e distancimit social.

Pa ilaçet e duhura dhe vaksinën, me heqjen e masave shtrënguese, Covid-19 do të rikthehet periodikisht deri në vitin 2025.

Të gjitha opsionet e mundshme, në bazë të një modeli matematik, tregojnë që infeksioni mund të rikthehet sapo të hiqen masat kufizuese.

Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë do të na sjellë e ardhmja.

Gjithsesi, në bazë të përllogaritjeve kemi përball faktorin e panjohur në llogaritjet, kohëzgjatjen e mbrojtjes të dhënë nga antitrupat anti Covid-19. Për këtë arsye studiuesit theksojnë nevojën urgjente për të kryer studime serologjike mbi popullatën.

Të ngjashme