Nëntë medalje 3 të arta dhe 6 të bronzta kanë fituar karateistë kosovarë në Kupën Botërore dhe në Ligën e të rinjve.
Në Kupën Botërore morën pjesë 69 shtetet me 1155 garues kurse 70 shtete në Ligën e të rinjve me 2500 garues, raporton Ekonomia Online.
këta janë nëntë sportistët që fituan medalje në këto dy gara: Melos Gashi i artë në kategorinë Junior +76 kilogram; Benjamin Shabani i artë në kategorinë U21 -75 kilogram; Denisa Shabani e artë në kategorinë U12 +40 kilogram; Betim Maliqi i bronztë në kategorinë Junior -68 kilogram; Albinot Selmani i bronztë në kategorinë Junior -61 kilogram; Islam Selami i bronztë Në kategorinë U14 -40 kilogram; Albrim Samohodaj i bronztë në kategorinë U21 +84 kilogram; Gent Peci i bronztën në kategorinë U12 -35 kilogram dhe Diana Kajtazi e bronztë në kategorinë U12 -40 kilogram.
Nazmi Gashi, Sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK) tha se edhe përkundër problemeve financiare Kosova u radhit e pesta në këto gara.
“Përfaqësuesja e Kosovës kishe probleme financiare , dhe kjo garë u realizua me ndihmën e kryetarit të Federatës dhe me ndihmën e donatorëve”.
“Kosova u radhitë e 5-ta në këto gara. Ne mendojmë qe paraja nuk duhet të jetë problem për zhvillimin e sportit në Kosovë”.
Selektori i FKK-së, Isak Curri u shpreh i kënaqur me paraqitjen e karateistëve, raporton EO.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e karateistëve. Gjithashtu vendet e tjera kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me klubin tonë”.
Benjamin Shabani, garues, kategoria -75kg pret që në garat e tjera të arrijnë rezultate me të mira.
“Kjo garë ka qenë një ndër garat më të vështira por edhe më e suksesshme. Shpresoj që në garat e tjera të kemi më shumë sukses dhe pse jo të ngritemi më lartë si përfaqësuese”.