Në lidhje me shkrimin e botuar në medie, “pezullimi i drejtorit, kardiokirurgjia saboton punën”, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk ka pasur sabotim të punës, por operacionet janë kryer sipas programit operativ të planifikuar.
Mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë njoftuar drejtorinë e përgjithshme të ShSKUK-së, se nuk ka pasur dhe nuk ka bojkotim të punës dhe se operacionet po realizohen sipas plan-programit.
Sipas të njëjtit njoftim, ata fare nuk janë konsultuar lidhur me këtë shkresë dhe e njëjta është bërë nga Tefik Bekteshi, i sapo pezulluar nga komisioni disiplinor, shkresa është bërë pa konsultimin e tyre.
QKUK, kërkon nga mediet që para publikimit të shkrimeve të tilla, paraprakisht të verifikojnë lajmin.