ShSKUK nga e hëna rikthen operacionet jo emergjente

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga data 27 shtator do të rikthejë operacionet jo emergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me Covid-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së  Kosovës të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme