10 citime frymëzuese nga gra të suksesshme të biznesit

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 00:54 | Nga Ekonomia Online

Për lexuesit e Ekonomia Online kemi sjellë 10 citime frymëzuese nga femra që jo vetëm “luajtën lojën” e lidershipit, por e rikrijuan atë.

1.Sara Blakely

Kjo është një nga femrat më të pasura e SHBA-ve që e ka ndërtuar vetë pasurinë, Sara Blakely, e cila në moshën 44 vjeçare kishte një pasuri prej 1 miliardë $ falë suksesit të të brendshmeve popullore “Spanx”.

2. Sheryl Sandberg, CEO e Facebook

COO e Facebook Sheryl Sandberg vazhdon të frymëzojë me fjalët e saj të sinqerta të kurajos pas vdekjes së bashkëshortit të saj, David Goldberg. Në një postim kushtuar të shoqit të saj në Facebook, Sandberg shkroi rreth sfidës së pranimit të kësaj gjëje. “Unë dua Dave, Unë dua opsionin A.”

3. Lori Greiner, shpikëse, moderatore QVC dhe investitore “Shark Tank

*“Mbretëresha e QVC” (The “Queen of QVC”), Lori Greiner, e cila iu bashkua shfaqjes Shark Tank në 2012-n së bashku me Barbara Corcoran. Brabara ka moderuar një shfaqje QVC të quajtur “The Clever & Unique Creations Show” që prej 1998-s dhe shet produktet e saj popullore, si organizuese bizhuterish në televizion. Ajo gjithashtu udhëheq një kompani marketingu dhe të zhvillimit të produkteve në Çikago.

4. Mellody Hobson e “Ariel Investments

Si një femër lidere e veçantë afro-amerikane në sektorin e financave, Mellody Hobson, Presidente e Ariel Investments dhe anëtare në borde të ndryshme, duke përfshirë Disney Animation, mund të flasë nga eksperienca e të mësuarit me mungesën e rehatisë. Hobson gjithashtu është një mbrojtëse e fuqishme për diversitetin, duke thënë, “Ftoni njerëz në jetën tuaj që nuk janë dhe nuk mendojnë si ju.”

5. Mary Kay Ash, themeluese e “Mary Kay Cosmetics”

Mary Kay Ash themeloi ‘Mary Kay Cosmetics’ në 1963-in. Telenti i saj në sipërmarrje u bë i dukshëm kohë më parë, kur iu bashkua forcave të drejtëpërdrejta të shitjeve të produkteve Stanley Home në vitet 1930. I shoqi i vdiq duke e lënë të vetme të në rritjen e tre fëmijëve. Pavarësisht tragjedive, pasi edhe bashkëshorti i dytë i vdiq pak pasi kishte hapur dyqanin e parë të kozmetikës, ajo tregoi kurajo dhe qëndresë të madhe.

6. Barbara Corcoran, manjate e pasurive të patundshme dhe investitore e “Shark Tank

Barbara Corcoran, themeloi një nga firmat e para të pasurive të patundshme në Nju Jork, The Corcoran Group, në 1973-n për 1,000 $. Ajo e shndërroi atë në një perandori dhe e shiti për 60 milionë $. Në 2009-n iu bashkua kastës së ‘Shark Tank’ të televizionit ABC, dhe më pas bashkëthemeloi Barbara Corcoran Venture Partners, një kompani e investimeve “ëngjëj”.

7. Eileen Fisher, fashion designer

Eileen Fisher themeloi një linjë organike të veshjeve të mbrëmjeve në 1984-n dhe aktualisht ka të punësuar më shumë se 1,100 punonjës me mbi 60 dyqane në të gjithë SHBA-të. Ajo e ka përshkruar biznesin e saj si “një fiksim”-një nga frazat e para të djalit të saj të parë ka qenë “crinkle rayon” (pëlhurë me fije artificiale). Ndërsa fiksimi i saj është lulëzues, Fisher ka thënë se divorci i saj dhe sulmi terrorist i 11 Shtatorit, 2001, i dha asaj perspektivën që marrëdhëniet më të rëndësishme të saj do të mbeten në vend të parë, duke përfshirë edhe kujdesin për veten.

8. Melinda Gates, bashkëthemeluese e Fondacionit “Bill & Melinda Gates Foundation”

Melinda Gates, ish-bashkëshortja e njeriut më të pasur në botë, Bill Gates, është e mrekullueshme në llojin e saj. Para se të martohej me Gates, ajo ishte një menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit të Microsoft. Që prej kohës kur e la punën atje në 1996-n, ajo ka qenë njëkohësisht edhe figurë kyçe, edhe krahu i djathtë i misionit të ‘Gates Foundation’ për financimin e projekteve që do të kenë impakt global në shëndetësi.

9. Andrea Jung, ish-CEO e “AVON” dhe presidente e “Grameen America”

Ish-CEO e AVON e cila hoqi dorë nga detyra e saj në 2012-n pas performancës së dobët financiare të kompanisë dhe tërbimit të investitorëve, Andrea Jung tani drejton Gramenn America, një organizatë mikrofinanciare, e cila u krijua nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Muhammad Yunus. Organizata Jofitimprurëse u jep mikro-kredi të varfërve të Amerikës. Disa nga këta mikro-huamarrës mund të jenë edhe agjentët e shitjes së Avon.

10. Arianna Huffington

Arianna Huffington, e cila kohët e fundit ka firmosur për të mbetur kryeredaktore e AOL/Huffington Post deri në 2019-n, ndau dështimet e saj me të diplomuarit e Sarah Lawrence College në 2011: romanca e saj e dështuar me autorin e ‘London Times’, Bernard Levin dhe “planet” e saj origjinale se ‘The Huffington Post’ do të ishte një website që askush nuk do ta lexonte, “por çdokush do të shtirej sikur e kishte lexuar.” Duket se ajo i bëri gjërat mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme