Si duhet të aplikohet për vizë pune në Gjermani?

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 00:26 | Nga Ekonomia Online

Shtetasit e Kosovës për hyrje në Gjermani duhet të kenë vizë turistike. Ndërsa shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në Gjermani pa viza.

Sa i përket vizave të punës, të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani, duhet të kërkojnë vizë pune, në ambasadat gjermane në Prishtinë, Tiranë, Shkup, sqaron abc-consulting.

Ambasada gjermane nuk ka marrëdhënie me asnjë agjensiion apo zyrë. Prandaj nuk është e nevojshme që për vizë pune të ngarkoni ndonjë agjension apo zyrë udhëtimi. Kërkesat për termine janë falas, sikur edhe ndihma për të plotësuar formularët në gjuhën shqipe. Taksa e vetme që duhet paguar është taksa për vizë (75 Euro). Pagesa bëhet në sportelet e zyrës për viza. Taksa të tjera nuk ka.

Në ditën e terminit duhet të paraqiteni me kohë dhe të keni dokumentacionin e plotë, sepse kjo mund të rezultojë me refuzimin e kërkesës:

Dokumentat që kërkohen:

  • Pasaporta e vlefshme dhe
    dy kopje të pasaportës. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe të zbrazëta
    dhe së paku nëntë muaj vlefshmëri
  • 2 formularë të plotësuar dhe të nënshkruar nga ju personalisht. Formularët
    i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës. Formularët për vizë duhet të
    plotësohen në gjuhën gjermane, apo angleze
  • 3 fotografi aktuale biometrike të formatit të pasaportës me sfond me ngjyrë
    të çelët
  • Taksa e vizës në vlerë prej 75 € paguhet me para të gatshme.
  • Kontrata e punës, apo
    aftësimit profesional në origjinal me nga dy kopje. Kontrata duhet të jetë e
    nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi.
  • Sigurimi shëndetsor (incoming), i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Sigurimi duhet të vlejë edhe nëse e zhvendosni vendbanimin nga Kosova jashtë vendit.

Secilit dokument duhet t’i bashkangjisni një përkthim në gjuhën gjermane.

Kujdes:

Në kërkesë duhet të paraqiten të dhënat e vërteta lidhur me qëndrimet paraprake në Gjermani.

Të gjitha të dhënat mund t’i gjeni edhe në faqen e Ambasadës gjermane.

Ambasada gjermane në Prishtinë:

https://pristina.diplo.de/

Ambasada gjermane në Tiranë:
https://.tirana.diplo.de
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme