Si t’i menaxhoni situatat stresuese në vendin e punës?

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Stresi në mjedisin e punës ndikon si në shëndetin tuaj mendor ashtu edhe në atë fizik. Më poshtë do të njiheni me 5 situata apo me 5 faktorë që mund t’ju krijojnë stres dhe me mënyrën më të mirë për t’i përballuar ato.

Mbingarkesa

Për të përballuar mbingarkesën në punë dhe njëkohësisht edhe stresin me të cilin ajo shoqërohet është që t’i ndani detyrat tuaja sipas prioriteteve.

Kërkesat e parealizueshme

Në një situatë të tillë, fillimisht duhet të ruani qetësinë. Përcaktoni nëse keni nevojë për më shumë kohë, apo ndihmë. Nëse përsëri mendoni se nuk mund ta realizoni një projekt të caktuar, atëherë argumentojini arsyet tek shefi.

Ndryshime organizative

Nëse përfshiheni në një plan riorganizimi, përpiquni ta zbuloni arsyet është bërë ai. Pas kësaj, shikoni mundësitë që ju jepen në vend që të shihni anët negative.

Paqartësitë

Nëse nuk jeni të qartë për drejtimin që doni t’i jepni të ardhmes suaj profesionale, atëherë një gjë e tillë do të krijonte shumë probleme dhe mbi të gjitha pasiguri. Bëni një plan për karrierën tuaj.

Mungesa e vlerësimit. Nëse ju mendoni se puna juaj nuk vlerësohet, shihni më me vëmendje cilësinë e punës tuaj. A ka gjëra për përmirësim, apo problemi qëndron tek ata që duhet t’iu vlerësojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme