Besojeni ose jo, kartëmonedha në vlerë prej 50 euro ndonjëherë vlen më shumë se aq.
Në fakt, në internet disa kartëmonedha të kësaj shume mund ta arrijnë vlerën deri në 10 herë më të madhe, dhe arsyeja për këtë është numri serik në këndin e sipërm të tyre në anën e djathtë.
Koleksionuesit nga e mbarë bota ofrojnë pa pushim oferta dhe janë të gatshëm që për një kartëmonedhë të rrallë të paguajnë shumë herë më shumë.
Kështu që, herën tjetër kur në dorë do t’ju bie ndonjë e tillë, shikojeni me kujdes. Ndoshta pikërisht ju mund të bëheni të pasur, transmeton Klan Kosova.