Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati ka cekur pesë hapat se si po tentohet Vetëvendosja të nxirret nga kriza me shtyrjen e zgjedhjeve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se duke u nisur nga Kryekuvendari Konjufca e deri tek Presidentja Osmani e IKSHPK-ja po dalin me rekomandime qesharake duke i cilësuar si vegël pas vegle, shkruan EO.
Postimi i plotë:
5 hapa sesi shtyhen zgjedhjet duke tentu me nxjerr VV-ne prej krize
- Del Glauku ne emision e nxjerr idene e shtyerjes se zgjedhjeve
- Fillojne krejte VV me arsyetu duke thene qe “ekspertet e vendosin”
- Pastaj VV e akuzon IKShPK-ne per rritjen e rasteve duke thene qe gabimi eshte tek ta sepse jane respektuar rekomandimet e tyre, qe po del te jete shantazh per vendimin e radhes qe duhet me marre ky institucion
- Me pas Presidetja i drejtohet me pyetje IKShPK-se, ne nenrreshtat e te ciles eshte edhe pergjigjja qe duhet te jepet nga keta te fundit
- Ne fund IKShPK (nen presion nga akuzat e radhes qe mujne me pasu) del me rekomandim qesharak duke kerkuar shtyerjen e zgjedhjeve
Vegel pas vegle dhe ja ku jemi sot