Rilind Kastrati në fund javës udhëton për prova në Zvicërr. FC Lousane dhe FC Solothurm janë skuadrat ku Kastrati do të tregojë veten.
KF Liria njofton, se Kastrati ka qenë pjesë e gjithë grupmoshave të Akademisë së klubit Liria.
“Një vit më parë ishte i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes për juniorët, kurse nga vera e vitit 2016 ai kaloi në ekipin e parë”.
“Kastrati që ka një fizikus të dukshëm, luan edhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Shpresoj që të tregojë veten në këtë sfidë”, thotë klubi.
Kastrati ka falënderuar klubin për mundësin, përkatësisht lejen e dhënë për të shkuar në Zvicër.