Pasi premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi, për të ndihmuar në zbutjen e krizës së Lirës, Katari është gati t’i japë një tjetër ndihmë aleatit të tij të gjirit.
Kështu autoritetet turke njoftuan se është arritur marrëveshja mes Bankës Qendrore të Turqisë dhe asaj të Katarit, për një këmbim valutor prej rreth 3 miliardë dollarësh.
Kështu Banka Qendrore e Katarit do të marrë rreth 3 miliardë dollarë nga Turqia dhe do t’i kthejë bankës së saj Qendrore të njëjtën shumë, por në lira dhe rijal (Monedha e Katarit).
“Marrëveshja e këmbimit është nënshkruar mbi lirën turke dhe riyalin e Katarit, dhe përfundon me një kufi të përgjithshëm prej 3 miliardë dollarësh”, tha banka qendrore në një deklaratë në faqen e saj të internetit. Objektivi kryesor i marrëveshjes është lehtësimi i tregtisë dypalëshe në monedhat vendase dhe mbështetja e stabilitetit financiar.