Ekipet e shpëtimit dhe ndihmës po vazhdojnë ende në Indonezi, pas një tërmeti masiv dhe cunamit që goditi ishullin e Sulawesi.
Numri i të vdekurve u rrit të hënën në 1944 pas kërkimeve të autoriteteve për të zhdukurit, sipas Bordit Kombëtar Indonesian për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Më shumë se 70,000 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan nga tërmeti me magnitudë 7,5 dhe valët që u ngritën më shumë se gjashtë metra me shpejtësi 800 km/h më 28 shtator.
Më shumë se 2,500 njerëz u plagosën dhe gati 75,000 u shpërngulën.
Fëmijët në Palu edhe pse të traumatizuar kanë filluar të kthehen në shkollë të hënën për të rregulluar klasat e tyre 10 ditë pas tragjedisë që goditi qytetin e tyre.
Ndërkaq, Qeveria e Indonezisë ka thënë se përpjekjet e kërkimit do të vazhdojnë deri më 11 tetor dhe deri më tani janë shpëtuar 186 persona nga gërmadhat dhe balta.
Të dielën, të krishterët, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së Palut, udhëtuan në qytet për të predikuar në një kishë, pasi në vendin e tyre ato u shkatërruan.