Kate dhe William publikojnë një fotografi të re të Princit Louis për ditëlindjen e tij

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë publikuar një foto të re të Princit Louis për të festuar ditëlindjen e tij të tretë dhe për të shënuar ditën e tij të parë në kopsht.

Fotografia u bë në Kensington Palace nga dukesha, pak para se Louis të nisej për në Shkollën Willcocks për herë të parë të mërkurën.

I veshur me pantallona të shkurtra, këmishë dhe pulovër, ai shfaqet i ulur në një biçikletë të kuqe me një çantë në shpinë

Ashtu si vëllai i tij George dhe e motra Charlotte, edhe Louis ka shkuar në kopsht sapo ka mbushur 3 vjeç.

Kopshtin Willcocks e ka ndjekur gjithashtu Princesha Charlotte – dhe kushton deri në 3,400 paundë për semestër, varësisht nga mosha e një fëmije dhe klasat që ata ndjekin.

Louis, i cili është i pesti në radhë për fronin, është anëtari i fundit i Familjes Mbretërore që ndjek një kopsht privat, një traditë që filloi me babanë e tij.

Princi William ishte trashëgimtari i parë i ardhshëm i fronit që shkonte në një kopsht privat. Ky vendim u ndikua nga nëna e tij, Diana, e cila punonte në një kopsht para martesës së saj me Princin e Charles.

Të ngjashme