Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën në jetë fëmijën e tretë dhe djalin e tyre të dytë të hënën.
Dukesha pak orë pasi solli në jetë foshnjen e saj doli së bashku me bashkëshortin për të përshëndetur njerëzit jashtë spitalit Lindo Wing.
Ajo çfarë ra në sy ishte veshja e saj.
Kate mbante veshur një fustan të kuq me jakë të bardhë ndërsa prezantoi djalin e saj të dytë me botën. Të njëjtën veshje mbante pothuajse 34 vite më parë princeshë Diana kur i prezantoi publikut djalin e saj të dytë princ Harryn.
Veshja e Kate është padyshim një nderim për vjehrrën dhe gjyshen e foshnjes së saj, e cila vdiq në një aksident automobilistik më 1997.
Edhe kur solli në jetë djalin e saj të parë Princin Xhorxh në vitin 2013, Dukesha mbante veshur një veshje tjetër të frymëzuar nga princeshë Diana.
Kate u shfaq me një fustan njgyrë blu me pikë të bardha, të ngjashëm me fustanin e Dianës kur solli në jetë Princ William në vitin 1982.
William dhe Kate pozuan me djalin e tyre të porsalindur, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, pasi dolën nga spitali.