Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës janë duke u hetuar aktualisht për korrupsion.
Beka ka treguar se për korrupsion po ashtu janë duke u hetuar edhe ministra, zëvendësministra, kryetar komunash, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit
Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjykatat e Kosovës janë fajtore për hedhje poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ai nuk e ka përjashtuar mundësinë kur persona të caktuar kanë tentuar të fillojnë hetime apo edhe të ngritin aktakuza për motive politike.
I pari i Prokurorisë së Prishtinës ka bërë të ditur se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion, por s’ka përmendur emra me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.
Sipas tij, “nën llupën” e Prokurorisë si të dyshuar për korrupsion ka edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, etj