Eurokratët janë të gatshëm të bien dakord për një afat kohor të vitit 2025 për fillimin e procesit që do të shohë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën të bashkohen me bllokun e BE-së, shkruan gazeta britanike “Express”.
Megjithëse shumë nga vendet nuk kanë plotësuar standardet e anëtarësimit, janë rrethanat e jashtme ato që i japim hov këtij procesi.
Në BE ka nisur një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar procesin pas disa vitesh vonesë.
Pak ditë më parë, komisioneri Johannes Hahn renditi katër faktorë të jashtëm që i japim një mundësi të madhe vendeve të Ballkanit.
1-Ringjallja e Rusisë
2-Kriza e migracionit
3-Regjimi autoritar i Turqisë
4-Dëshira për të forcuar Unionin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe.
Ai theksoi: “Ose ne eksportojmë stabilitet në rajon ose importojmë jo stabilitet”.
Z. Hahn argumentoi se procesi i zgjerimit të BE ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon.
Një samit i veçantë ballkanik po mbahet në kryeqytetin bullgar Sofje në maj.
Një tjetër takim do të mbahet në Britani të Madhe në korrik.
Megjithatë, gjashtë vendet duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit në BE.
Sistemet e tyre bankare dhe ligjore janë të dobëta dhe të ardhurat mbeten prapa atyre të eurozonës.
Ndarjet e thella vazhdojnë gjithashtu pas konflikteve etnike që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990-të.