KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të intervenohet sërish në tubin e ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim ngase, kërkohet intervenim I menjëhershëm në të njejtin vend.
Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.
Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi sërish papritur.
Sipas informacioneve nga ekipet e terenit bazuar në natyrën dëmtuese, sanimi pritet të zgjasë deri në orën 14:30 gjatë ditës së sotme.