Investime në ujësjellës në fshatrat e Skenderajt

Skenderaj | 21 Qer 2017 | 17:03 | Nga

Kanë filluar së realizuari dy projekte të rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Morinë dhe Kuçicë të Skenderajt.
Projekti i shtrirjes së gypit kryesor furnizues për fshatin Morinë i nisur sot, finacohet nga organizata “Islamic Relief Kosova” dhe ka për qëllim shtrirjen e gypit kryesor të furnizimit të fshatit Morinë deri në rezervuarin kryesor të fshatit.

Ky projekt do të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të këtij fshati pasi lidh rezervaurin kryesor të fshatit me rrjetin kryesor nga në të cilin shumë shpejt do të lidhet edhe fshati Kryshc.

Më rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt në Morinë ka qëndruar Nënkryetari Fadi Nura i cili ka falenderuar përfaqësuesit e organizatës “Islamic Relief Kosova” dhe ka uruar banorët e Morinës për fillimin e projektit me kërkesën që të bashkëpunohet në realizimin e tij pa pengesa.

Nënkryetari Nura ka qëndruar edhe në fshatin Kuçicë ku ka filluar realizimi i projektit të ujësjellësit për këtë fshat. Nura me këtë rast i ka takuar banorët e Kuçicës dhe udhëheqësit e fshatit. Ai i ka siguruar banorët se në Kuçicë brenda një kohe të shkurtër do të zgjidhet përfundimisht problemin e ujit të pijëshëm, pasi projekti ka dinamikë të shpejtë të realizimit.

Nura ka kërkuar bashkëpunim dhe mbikëqyrje të përbashkët të projektit nga banorët dhe institucionet kompetente komunale.

Ujësjellësi i Kuçicës ka gjatësi 8 kilometra ku përfshihet gypi kryesor furnizues nga Tërnaci dhe rrjeti brenda fshatit.

Në kuadër të investimeve në sigurimin e ujit të pijshëm Komuna e Skenderajt ditën e shtunë do të lëshoj në përdorim të qytetarëve ujësjellësin e fshatit Polac, ndërsa ujësjellësi i fshatit Kryshec i financuar nga “LUX Dev” dhe Komuna e Skenderajt është në fazën e tenderimit. Investime në ujësjellës do të ketë edhe në fshatra të tjerë të Skenderajt të cilat janë përfshirë në projektin e shtrirjes së rrjetit në 12 fshatra, ndërsa projekti i rritjes së kapacitetit furnizues me ujë të pijshëm të Skenderajt nga Mitrovica është në fazën e tenderimit.

Përfundimi i këtij projekti do të mundësojë furnizim me ujë të pijshëm për të gjitha fshatrat e Skenderajt në të cilat është duke u investuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme