Investime në ujësjellës në fshatrat e Skenderajt

Skenderaj | 21 Qer 2017 | 16:41 | Nga

Kanë filluar së realizuari dy projekte të rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Morinë dhe Kuçicë të Skenderajt.

Projekti i shtrirjes së gypit kryesor furnizues për fshatin Morinë i nisur sot, finacohet nga organizata Islamic Relief Kosova dhe ka për qëllim shtrirjen e gypit kryesor të furnizimit të fshatit Morinë deri në rezervuarin kryesor të fshatit.

Ky projekt do të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të këtij fshati pasi lidh rezervaurin kryesor të fshatit me rrjetin kryesor nga në të cilin shumë shpejt do të lidhet edhe fshati Kryshc.

Më rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt në Morinë ka qëndruar Nënkryetari Fadi Nura i cili ka falenderuar përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova dhe ka uruar banorët e Morinës për fillimin e projektit me kërkesën që të bashkëpunohet në realizimin e tij pa pengesa.

Nura ka qëndruar edhe në fshatin Kuçicë ku ka filluar realizimi i projektit të ujësjellësit për këtë fshat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme