Katër gabimet më të mëdha të sipërmarrësve të rinj

Prishtinë | 13 Qer 2023 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Pjesën më të madhe të këtyre gabimeve ata e bëjnë në mënyrë të pa ndërgjegjshme, fare pa e kuptuar.

1. Zgjidhin probleme të parëndësishme – T’iu japësh zgjidhje problemeve që nuk janë të rëndësishme mund ta çojë cilindo biznes drejt falimentimit. Lipset që të identifikohen ato më të rëndësishme dhe duke zgjidhur ato, mund të krijoni një biznes të qëndrueshëm.

2. Zhvillim shumë i shpejtë – Në këtë hap duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse ka një ndryshim shumë të madh, ndërmjet një rritjeje thjesht të shpejtë dhe një rritjeje inteligjente.

3. Nuk vlerësojnë marketingun – Sipas tyre konsumatorët do ta vërtetojnë vetë cilësinë e produktit që ata ofrojnë në treg.

4. Trajtojnë punonjësit në mënyrë të papërshtatshme, duke i detyruar ata të largohen. Ju duhet t’i trajtoni ata sa më mirë, në mënyrë të tillë që ata të mos largohen nga kompania juaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme