Manchester City, Bayern Munich, Juventus e Paris Saint-Germain ia kanë vënë syrin mbrojtësit të djathtë të Barcelonës
Nelson Semedo është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
Mbrojtësi i djathtë pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që vjen.
Dhe, interesim për përfaqësuesin portugez kanë shprehur Manchester City, Bayern Munichu, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, bën të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Semedo mund të përfshihet në shkëmbimin eventual të Barçës me Juven, i cili do ta shihte Miralem Pjanicin duke përfunduar në Camp Nou.
Mirëpo, tre gjigantët tjerë evropianë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë për mbrojtësin e djathtë.
Semedo ndërkohë mund t’i ofrohet Interit, në marrëveshje për transferimin e Lautaro Martinezit në Barcelonë.