Ekonomia Online
FUNDIT

Katër këshilla që të ndjeheni më pak të lodhur gjatë dimrit

Katër këshilla që të ndjeheni më pak të lodhur gjatë dimrit

Shumë prej nesh në këtë kohë e kemi problem të zgjohemi në mëngjes, ndjejmë lodhje gjatë ditës dhe mundohemi të këndellemi me disa kafe. Përderisa orët me dritë shkurtohen në këtë periudhe është e vështirë të jemi të mbushur me energji – veçanërisht në mëngjes kur hap dritaret dhe jashtë është ende errësirë. Megjithatë mund […]

Shumë prej nesh në këtë kohë e kemi problem të zgjohemi në mëngjes, ndjejmë lodhje gjatë ditës dhe mundohemi të këndellemi me disa kafe.

Përderisa orët me dritë shkurtohen në këtë periudhe është e vështirë të jemi të mbushur me energji – veçanërisht në mëngjes kur hap dritaret dhe jashtë është ende errësirë.

Megjithatë mund të bëni disa gjëra të thjeshta që ju përmirësojnë disponimin e ju bëjnë të ndjeheni më energjik.

  • Dilni më shpesh kur ka diell
  • Praktikoni gjumë të rregullt – vendosni një orar ku nuk fleni as më pak e as më shumë
  • Bëni palestër
  • Ushqim të shëndetshëm – zëvendësojeni kafen me ushqime të pasura që rrisin energjinë

Të ngjashme