Katër persona prangosen për prostitucion

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 16:29 | Nga

Policia e Kosovës pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “marrje me prostitucion”.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë arrestuar:

L. R.       lindur më 1992      f/sh/k

Sh. K.     lindur më 1963      m/sh/k

S. H.       lindur më 1976      m/sh/k

E. B.        lindur më 1996      m/sh/k

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje me prostitucion” Neni 7.

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme