Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 27 lëndime të lehta në 18 prej gjithsej 34 aksidenteve rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e qytetit të Shkupit. Në 16 aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar një shofer nën ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy automjete të paregjistruara.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 11 automjete.
Janë dënuar edhe katër shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për tejkalim jo të drejtë, një shofer i cili nuk i ka dhënë përparësi kalimi një automjeti në zonë të udhëkryqit.