Katër persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta, në katër prej gjithsej dhjetë aksidenteve të komunikacionit, të cilat ndodhën mbrëmë në rrethinën e Shkupit. Ndërsa në gjashtë prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material.

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informon se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe gjobitur dy shoferë të cilët i kanë drejtuar makinat e tyre me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Njëkohësisht është përjashtuar nga trafiku edhe një shofer i cili automjetin e tij e ka drejtuar pa regjistrim paraprak.

Sanksione po ashtu janë shqiptuar edhe ndaj pesë këmbësorëve, të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vijave të bardha, si dhe katër këmbësorëve të cilët rrugën e kanë kaluar derisa semafori ka qenë me ngjyrë të kuqe.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjoba edhe për parkim jo të rregullt, si dhe me asistimin e automjetit special karrotreci janë larguar 76 vetura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme