Katër persona vodhën telefon e rreth 500 euro në një shtëpi në Pejë, arrestohen

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë hyrë në një shtëpi në Pejë ku duke kërcënuar me thikë kanë grabitur një telefon Samsung dhe rreth 470 euro.

“Më datë 08. 08. 2021, rreth orës 05:10, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se një grup prej katër personave të panjohur kishin hyrë në shtëpinë në Pejë, dhe nën kërcenim të mjetit të mprehtë (thikë) kanë grabitur një telefon Samsung dhe të holla rreth katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro”.

Një ditë më pas personat janë identifikuar dhe arrestuar, ka njoftuar policia e rajonit të Pejës.

“Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve rajonalë, me datë 09.08. 2021, është arritur të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh.

Të ngjashme